3 viktima në një aksident tragjik në aksin Sarandë-Delvinë

Një aksiden tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë-Delvinë. Mësohet se 3 persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje ndërsa rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.
Personi i plagosur është nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja shëndetësore e tij ende nuk dihet.
Delvinë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.